Hekurudha Kėrēovė-Pogradec fillon nė 2015-ėn
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Projekti hekurudhor qė do tė lidhė Maqedoninė me Shqipėrinė, i cili me vite ishte harruar, sė shpejti pritet tė fillojė tė ndėrtohet. Ministria e Financave ka shpallur tenderin pėr pėrgatitjen e projektit tė detajuar dhe dokumentacionit tednerik, si dhe pėrgatitjen e dokumentacionit pėr mbikėqyrės tė punimeve gjatė ndėrtimit.

Linja hekurudhore nis nga Kėrēova dhe duhet tė pėrfundojė deri nė fshatin kufitar Lin tė Pogradecit. "Linja hekurudhore do tė jetė e gjatė 63 kilometra dhe pėrfshinė njė itinerar nga Kėrēova drejt Strugės, deri nė fshatin Lin tė Pogradecit, nė Shqipėri. Ndėrtimi do tė fillojė nga Kėrēova dhe linja hekurudhore deri nė kufirin me Shqipėrinė dhe hekurudha duhet tė jetė elektrike. Mjetet pėr shpalljen e tenderit janė tė siguruara nga fondet paraqasėse tė BE-sė, kurse vlera maksimale e projektit ėshtė 8 milionė euro", thotė Tahir Hani, zėvendės ministėr i Transportit dhe Lidhjeve.

Procedura pėr pjesėmarrje nė tender ėshtė e kufizuar pėr personat juridik nga vendet e anėtare tė BE-sė, vendet kandidate pėr anėtarėsim, ndėrsa tenderi i plotė do t’i ndahen njė kompanie dhe njė konzorciumi.

"Data preliminare pėr tė marrė pjesė nė tender me propozim tė detajuar ėshtė 12 marsi i vitit tė ardhshėm, ndėrsa data preliminare pėr tė nėnshkruar marrėveshjen ėshtė 10 korriku i vitit 2013. Afati i realizmit tė aktiviteteve ėshtė 24 muaj", thotė zėvendėsministri Hani.

Ai njofton se kriter kryesor pėr tė marr pjesė nė tender kompanitė e interesuara duhet tė kenė tė hyra sė paku 4 milionė eurove tė hyra vjetore nė tre vitet e fundit.

"Pranimi i aplikacioneve tė para ėshtė 25 janari i vitit 2013. Pasi tė zgjidhet ofertuesi mė i volitshėm, atėherė pritet qė faza e pėrpunimit tė projektit themelor tė zgjasė deri tre vite, qė pėrfshinė periudhėn prej shpalljes publike pėr mbledhje tė ofertave nga kompanitė e interesuara, e deri nė pėrpunimin dhe dorėzimin e dokumentacionit", thotė zėvendėsministri Hani.

Ndėrtimi i Linjės hekurudhore qė do tė lidhė Maqedoninė me Shqipėrinė, si pjesė e Korridorit tė 8, pritet tė fillojė nė vitin 2015, thotė zėvendėskryeministri i Transportit dhe Lidhjeve, Tahir Hani.

"I gjithė projekti do tė kushtojė rreth 300 milionė euro. Akset e vėshtira me kombinim tė atyre kodrinore dhe fushore, si dhe nevoja e ndėrtimit tė disa urave dhe tuneleve, jo vetėm qė mund tė zgjasin afatin kohor tė ndėrtimit, por mund tė rrisin edhe koston e ndėrtimit", thotė ai. Njėkohėsisht, Hani thotė se paralelisht me ndėrtimin e linjės hekurudhore qė do tė lidh Maqedoninė me Shqipėrinė, do tė punohet nė ndėrtimin e pjesės sė mbetur tė hekurudhės Kumanovė-Kriva Pallankė-Deve Bair, qė gjithashtu ėshtė pjesė e Korridorit 8, e qė lidh Maqedoninė me Bullgarinė.

"Sipas vlerėsimeve tė para, pėr ndėrtimin e pjesės sė Korridorit 8, gjegjėsisht hekurudhės Kumanovė-Kriva Pallankė-Deve Bair, nė gjatėsi prej 89 kilometrave, janė tė nevojshme 480 milionė euro, derisa pėr meremetimin e linjės ekzistuese Kėrēovė-Shkup-Kumanovė, do tė duhet tė shpenzohen rreth 65 milionė euro", thotė zėvendėsministri i Transportit dhe Lidhjeve, Tahir Hani. (Koha) /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
.