Koreja e Verit hodhi në erë zyrën e
përbashkët të ndërlidhjes midis dy Koreve dhe po kërcënon edhe me anulimin zyrtar të marrëveshjes së paqes mes dy vendeve. Kim
Jong Un e quajti zyrën “plotësisht të padobishme”.
Fjalët që tha para disa ditësh, Kim Yo
Jong, motra me ndikim e sundimtarit të Koresë së
Veriut Kim
Jong Un, u bënë realitet. Motra e sundimtarit Kim
Jong Un kishte kërcënuar se do ta shkatërronte zyrën e
përbashkët të ndërlidhjes midis dy Koreve në qytetin kufitar perëndimor të Kaesongut. “Së shpejti do të shohim një skenë tragjike të zyrës së padobishme të ndërlidhjes veri-jug, e cila do të shembet plotësisht,” – tha ajo. Kim
Jong Un e quajti zyrën “plotësisht të padobishme”. Tani sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve të Koresë së
Jugut Yonhap pas një shpërthimi në Kaesong është ngjitur në qiell tym. Përveç zyrës ndërlidhëse aty gjendet edhe një zonë industriale e
përbashkët, e cila nuk është në përdorim prej katër vitesh. Në të kaluarën zyra shërbente si një kanal i rëndësishëm komunikimi midis dy Koreve.
Mediat e Koresë së
Jugut spekuluan se pas shkatërrimit të zyrës së
përbashkët të ndërlidhjes midis dy Koreve në Kaesong, aty mund të vendosen trupa ushtarake. Zona e zyrës ndërlidhëse përdorej për qëllime ushtarake deri në vitin 2004. Më pas të dy vendet ngritën aty si shenjë afrimi një park të
përbashkët industrial, i cili funksionoi deri në vitin 2016.
Kim
Jong Un und Schwester Kim Yo
Jong (picture-alliance/dpa/Korea Summit Press Pool/Kyodo)Kim
Jong Un dhe motra e tij, Kim Yo
Jong
Vigjilencë në shkallë të lartë
Ushtarë të Koresë së
Veriut së shpejti mund të vendosen në zonën e ashtuquajtur të çmilitarizuar në kufirin me Korenë e
Jugut, e cila qe spastruar nga trupat ushtarake pas një marrëveshjeje midis dy vendeve në vitin 2018. Udhëheqja e ushtrisë tha se po shqyrtonte planet e qeverisë dhe të Partisë së Punës. “Ushtria jonë po e mbikëqyr nga afër situatën, në të cilën po përkeqësohen marrëdhëniet e brendshme koreane ,” u tha në njoftimin e ushtrisë .
Vigjilenca ushtarake do të rritet më tej, vija e përparme do të shndërrohet në një kala, thuhet në njoftim. Udhëheqja e Koresë së
Veriut nuk dha detaje, se cilat zona brenda zonës së demilitarizuar do të preken posaçërisht. Ne jemi “plotësisht të gatshëm” për të ndërmarrë masa kundër
jugut. Po ashtu në konsideratë po merret edhe një fushatë me fletë-volante.
Përkeqësim i dukshëm që nga viti 2018
Kohët e fundit tensionet midis Koresë së
Veriut dhe asaj të
Jugut u ashpërsuan përsëri. Koreja e
Veriut ndjehet sidomos e provokuar nga aksione me fletë-volante propagandistike nga Koreja e
Jugut. Ndërkohë, Koreja e
Veriut po kërcënon gjithashtu se do ta anulojë zyrtarisht marrëveshjen e paqes që Kim nënshkroi me Presidentin e Koresë së
Jugut, Moon Jae-in në vitin 2018. DW
Shtuar më 17/06/2020,
ora 09:37