Gazetarja braktis Top Channel, zbulon projektin e ri që do bashkojë shqiptarët nëpër botë (VIDEO)

Gazetarja Ilnisa Agolli është rikthyer në ekran me një projekt të ri i cili edhe këtë herë ka në bosht reportazhet që lidhin akoma më shumë  shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Pas suksesit në Top Channel me emisionet Fshatrat e Shqipërisë” dhe “Balkan Project”, Agolli vjen me një mision të ri i cili do të rrugëtojë në të gjithë shtetet e botës për të përcjellë prej aty madhështinë dhe thjeshtësinë e tyre.

Nën logon e Euronews, gazetarja ka zgjedhur të sjellë ‘’Downtown’’, një program që flet ndryshe, pasqyron ndryshe dhe dokumenton ndryshe jo vetëm bukuritë por edhe kulturat që bashkjetojnë aty.

Duke qenë se shqiptarët përherë e kanë pasur të lidhur ngushtësisht jetën e tyre me emigracionin, autorja ka menduar të bashkojë zërat e tyre kudo ku janë në emisionin që do jetë nga ata dhe për ata.

Agolli ka përcjellë së fundmi promon në rrjetet sociale, teksa të gjithë presim se cila do të jetë surpriza e radhës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilnisa Agolli (@ilnisa.agolli)


Shtuar 20.09.2022 19:50