Gjenden dy kushërinjtë të cilët rezultonin të zhdukur në Has, pasi kishin humbur kontaktet me familjarët prej dy ditësh.
Burime pranë Policisë së Qarkut Kukës bëjnë të ditur se dy kushërinjtë Isa dhe
Myrteza Qarri u gjetën në një bunker në majën e
malit Oplas.
Mësohet se ata janë gjetur në gjendje jo të mirë shëndetësore nga 10 burrat të cilët ishin vënë në kërkim të tyre prej dy ditësh.
Ndërkohë mësohet se edhe këta të fundit kanë mbetur të izoluar në majën e
malit Oplas dhe e kanë të pamundur të vijojnë rrugën për të mbërritur në fshatin më të afërt. Reshjet e dëborës janë shtuar ndjeshëm gjatë pasdites, ndërkohë që temperaturat janë tepër të ulëta.
Dy kushërinjtë nga fshati Qarre i komunës Golaj, Isa
Qarri 45-vjec dhe
Myrteza Qarri 35-vjec janë punonjës të një kompanie telefonike. Ditën e djeshme ata kanë shkuar në malin
Oplas për të vendosur një antenë interneti, ndërsa që nga ai moment kanë humbur edhe kontaktet me të afërmit. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2012,
ora 16:53