Harta e "CIA-s në hije" trondit Greqinë dhe Rusinë
Një hartë e publikuar sëfundmi nga kompania amerikane "Stratfor", e njohur ndryshe si "CIA në hije" për shkak të ndikimit që ka në vendimarrjet gjeostrategjike, ka shkaktuar mjaft reagime në Rusi dhe Greqi.

Harta përcakton vendet ku sipas saj Turqia do të ketë një influencë të fortë deri në vitin 2050. Në hartë përfshihen shtete si Greqia, një pjesë e Turqisë, Armenia, Lindja e Mesme pa Izraelin si edhe Afrika veriore.

Në hartë nuk përfshihen shtetet e Ballkanit si Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut.

Gjithëka ka gjeneruar nga libri i " 100 vitet e ardhshme: Një parashikim për shekullin 21" të George Friedman, i cili është edhe themeluesi i "Stratfor".

Kompania thekson gjithashtu se krahas Turqisë, një vend që do të ketë zgjerim të ndikimit të tij do të jetë Polonia, ndërsa parashikohet që Rusia të copëzohet edhe më tej për shkak të konflikteve me pakicat kryesisht në pjesën jugore të saj. /albeu.com

Shtuar më 15/02/2021, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori