Harron radion ndezur, polici kapet në momente intime në orar të punës
Zëvendës sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale gjatë orarit të punës. Për më keq, ai kishte harruar radion e ndezur. Biseda dhe audio tani është në dorën e Departamentit të Hetuesisë.

Femra dëgjohet duke tërhequr vërejtjen se radio mund të jetë ndezur, por polici nuk ka reaguar fare.

“Ai është shkarkuar menjëherë nga puna. Kemi hapur një hetim administrativ. Jemi duke bërë hetime dhe do marrim vendimin e ri në bazë të këtyre hetimeve”, thuhet në njoftimin e Departamentit të sherifit në Los Anxhelos.

Shtuar më 23/12/2020, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori