Shuhet në aksident ajror ikona e basketbollit Kobe Brayant (FOTO LAJM)
Harrojini problemet shëndetësore, Merkel sërish gruaja me e fuqishme në botë
Edhe pse së fundmi ka ngjallur shumë dyshime për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, revista "Forbes" ka vënë në krye të listës së femrave më të fuqishme në botë për vitin 2019 kancelaren gjermane Merkel.

Kancelarja gjermane kryeson listën e Forbes 2019 e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde nga Franca, dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën e saj ndaj refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015.

Më poshtë keni listën e 10 femrave më të fuqishme, sipas "Forbes".

-Angela Merkel, Kancelarja Gjermane

-Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane

-Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

-Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

-Mary Barra, CEO e General Motors

-Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation

-Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments

-Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín

-Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë

-Marillyn Hewson, CEO e Lockheed.
Shtuar më 13/12/2019, ora 08:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori