U kap me drogën që vinte nga Kanadaja, dëshmia e një prej të arrestuarve: Nuk e dija se çfarë ishte

Në operacionin e zhvilluar nga policia, ku 233 persona u arrestuan, u sekuestrua dhe një lloj droge e cila nuk ishte parë më herë në vendin tonë.

Kanabisi me llampa që vinte nga Kanadaja, është i fortë si drogë dhe sipas burimeve shitej më shtrenjtë se dozat e kanabisit.

Mësohet se një prej personave të arrestuar disa javë më parë në Tiranë, Genis Mustafa, është pjesë e këtyre grupeve të goditura sot në kryeqytet.

Për Mustafën, pak javë më parë Gjykata e Tiranës caktoi 45 ditë burg, pasi ai pretendonte se nuk e dinte çfarë kishte pako në makinë dhe se atë ia kishte dhënë një tjetër person. Mustafa u arrestua bashkë me dy personat e tjerë nga Shijaku Andrea Dema dhe Robert Domi, për të cilët u caktua burg 30 ditë. Tre të rinjtë, më 2 shtator u shfaqën të qeshur në gjykatë para se t’u jepej masa e sigurisë.


Shtuar 14.09.2023 13:59