Reshje të forta shiu e breshëri, shkatërrohen ura e rrugë në fshatrat e Gramshit

Disa fshatra të Njësisë Administrative Kukur në Gramsh kanë pësuar dëmtime të mëdha për shkak të stuhisë së breshërit dhe shiut të rrëmbyes pasditen e djeshme.

Në fshatrat Kukur, Rovje, Gribë Irmath dëmet janë të mëdha në vreshtari si dhe tokat e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.

Dëmtime të mëdha kanë pësuar edhe akset rrugore që lidh fshatrat me qytetin.

Në aksin rrugor Rovje-Gramsh disa përrenj kanë dalë nga shtrati, prurjet e shumta kanë sjellë inerte e shkëmbinj të përmasave të mëdha të cilët kanë shkatërruar edhe urën automobilistike që lidh qendrën administrative Kukur me zonën e Mokrës në Pogradec.

As linjat e furgonëve dhe autobusëve që lidhin fshatrat me qytetin nuk kanë qarkulluar.

/Albeu.com/


Shtuar 20.08.2023 10:55

Tags: ,