Harrojeni diellin, bëhuni gati për uraganin Lorenzo dhe rryma të ftohta polare
Dita e parë e tetorit filloi me diell dhe e ngrohteë, por gjatë javës priten rreshje shiu dhe vranësira në të gjithë teritorin e vendit.

Duke nisur që sot, presioni i lartë do të fillojë të zhvendoset drejt Evropës verore dhe Britanisë së Madhe, e në vend të tij do të mbërrijë një masë ajrore e akullt me origjinë polare.

Për të fshirë një herë e mirë të nxehtin nga e gjithë Evropa do të mendojë uragani Lorenzo, i cili iu fut frikën meteorologëve.

Shkaku është se ky uragan që vjen nga Atlantiku lindor, parashikohet të jetë më i forti dhe intensivi i tre vjetëve të fundit, që më 2016.

Për momentin po shkon drejt ishujve Azore, ku mbërrin nesër, për të vazhduar më pas drejt Irlandës e Britanisë së Madhe.

Në Itali e Shqipëri pritet të mbërrijë në fundjavë, ndonëse nuk parashikohen rreziqe të mëdha.

Deri atëherë, gjithsesi, do të ketë shira intensive gjatë ditës së sotme në Alpet e Evropës qendrore, për të zbritur të mërkurën në Italinë veriore e deri në brigjet e Adriatikut përballë Shqipërisë.

Ulja e temperaturave do të jetë e ndjeshme, me maksimalet jo më të larta se 22 gradë.

Shtuar më 01/10/2019, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori