Koka e grupit kriminal, kush është Endrit Bakiu, i arrestuar dhe më parë për drogë

Më urdhër të SPAK dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane, është goditur një grup kriminal në vendin tonë, që zhvillonte aktivitetin në disa qytete.

Nga 20 urdhër arreste, deri më tani janë ekzektuar 14. Mes të arrestuarve është dhe koka e kët ij grupi, Endrit Bakiu. Ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, mësohet se kishin rol në sigurimin e transportimit të lëndës narkotike, e cili paketohej në formën e çokollatës.

Bakiu  rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar dhe më parë. Në vitin 2021, në vendin  e quajtur  “Mbikalimi i Plepave”, policia ka ndaluar mjetin e tij tip “Porsche”.

Gjatë kontrollit në bagazhin e këtij mjeti u konstatuan 77 pako me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kg.

Emrat e të arrestuarve nga operacioni i SPAK

Endrit Bakiu

Suko Pajo

Artur Sulaj.

Arian Tola

Fadjon Çami

Viron Lekaj

Artan Agalliu

Shpëtim Pjeshka

Jani Çavo

Kudret Rustemaj

Besnik Ruçi

Pirro Çapi

Jani Meçja

Edmond Kabashi

Tomi Hila

Leonard Nergjoni

Artin Kurti

Astrit Miska

Ervis Çvilo

Mirash Gjoni

Sonila Sula (arrest shtëpie)


Shtuar 27.06.2023 13:26