“Isha i dehur, mu nxinë sytë”, flet greku që vrau shqiptarin në Mykonos

“Isha i dehur, mu nxin sytë dhe e vrava”, kështu ka deklaruara në polici, 33-vjeçari që vrau me arme gjahu shqiptarin Julian Kosova, ditën e djeshme në Mykonos.

33-vjeçari pritet të dalë sot para Gjykatës, për tu të njohur me masën e sigurisë.

Sakaq ai ka pretenduar se kreu krimin nën efektin e alkoolit dhe se nuk ishte i vetëdijshëm, shkruan protothema.gr.

Vrasja e shqiptarit, Julian Kosova ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit dje në një lokal në zonën e Skylabela, në ishullin e famshëm të Mykonosit.

Sipas dëshmisë së autorit, shqiptari ngacmoi vajzën, e cila ishte nën shoqërinë e autorit të krimit. Sherri mes shqiptarit dhe grekut ka agravuar deri në pikën kur, 33-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu shqiptarin, i cili për fat të keq ndërroi jetë, pasi plumbi e kapi në kokë.

Në sherr e sipër, shtetasi grek, i cili është arrestuar ka shkuar në banesë dhe është kthyer sërish me një armë gjahu të cilën e ka shkrepur dy herë ndaj shqiptarit.

Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një përleshje mes autorit, i cili është pronar hotelit dhe shqiptarit, për shkak se ky i fundit i kishte ngacmuar të dashurën.

Shqiptari jetonte prej vitesh në Mykonos dhe kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të ishullit./albeu.com/