Haradinaj thotë se ka pasur bisedë telefonike me Grenellin, taksa nuk hiqet
Ramush Haradinaj zbuloi se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së ambasadorin Richard Grenell, me të cilin thotë se ka diskutuar për disa çështje për Kosovën.

Gazetarja e pyeti Haradinajn përse nuk u takua më ambasadorin amerikan, ndërkohë që kreu i Qeverisë në detyrë tha se gjërat u diskutuan në telefon.

“Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj u pyet edhe për ultimatumin që zyrtari amerikan e dha për taksën. Ai flet njëlloj, duke thënë se ajo nuk mund të hiqet.

“Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën”, shtoi Haradinaj.
Shtuar më 23/01/2020, ora 22:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori