Manaj mbetet me “çantë” në dorë, ish-klubi i tij në Spanjë i hap dyert

Sulmuesi kuqezi, Rei Manaj, pasi ndërpreu kontratën me skuadrën angleze të Uatford është për momentin pa një klub.

Por nga Spanja vijnë lajme të mria. Pasi iu mbyll dera nga disa klube, ish-klubi i tij në Spanjë i cili militon në Liga 2 i ka hapur dyert.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Manaj është pranë rikthimit tek Albasete, klubi i kategorisë së dytë ku lushnjari ka qenë pjesë përpara disa sezonesh.

Albasete ndodhet në vendin e gjashtë në kampionat dhe aktualisht në vendin që shkon në “play off” dhe drejtuesit e klubit spanjoll besojnë se shërbimet e 25-vjeçarit mund t’u vijnë në ndihmë për pjesën e mbetur të kampionatit.


Shtuar 16.02.2023 13:52

Tags: , ,