Haradinaj në Hagë, reagon Vucic: Do të kthehet si hero
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq për "TV Pink", ka thënë se Kryeministri Ramush Haradinaj shumë shpejtë do të kthehet nga Haga si hero, duke u thirrur në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve.

"Unë nuk pres ndonjë gjë nga kjo, besoj që Haradinaj do të kthehet shpejtë. Mos keni asnjë dyshim se diçka e ndryshme do të ndodh këtë herë. Ne presim që Haradinaj të vazhdoj të merret me shkatërrimin e pushtetit të Serbisë", ka thënë Vucic.

Ai shkuarjen në Hagë e quajti shfaqje, që do të bëjë më të fortë Haradinajn.

"Pres një shfaqje dhe se do të thotë se UCK-në e kanë formuar trimat që e mbrojtën vendin nga agresorët serbë", ka thënë Vucic gjatë intervistës.
Shtuar më 23/07/2019, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori