Haradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është çështje javësh derisa Kosova ta merr lajmin e merituar për liberalizimin e vizave, pasi shteti ynë ka përmbushur kriteret.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë vizitës në komunën e Fushe Kosovës, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Burim Berisha.

Kreu i qeverisë e siguroi kryetarin Berisha se të gjitha temat që e preokupojnë Fushë Kosovën do të procedohen më Qeveri.

"Janë disa kërkesa që duhet ndërhyrja e qeverisë nacionale. Hartat zonale janë të nevojshme se ka një presion nga bizneset dhe qytetarët, është çështja e komunikacionit dhe kalimit përmes qytetit. Edhe një rrethrrotullim është i nevojshëm, çështja e pronave. Fushë Kosova vuan nga mungesa e pronave që kish mujtë mi pas në shfrytëzim. I premtova kryetarit që të gjitha këto detyra do t’i procedojmë", tha Haradinaj

Kryeministri Haradinaj u pyet edhe për vizat e INTERPOL-i. Sipas Haradinaj, lajmi për liberalizimin e vizave është vetëm çështje jave.

"Mendoj që tani është çështje krejtësisht punë e javëve, ne jemi vonu, por është çështje jave ta marrim lajmin e merituar sepse i kemi përmbush kriteret”, tha ai

Ndërsa për mundësinë e aplikimit të Kosovës këtë vit në Interpool, që do të mbahet në Kili, Haradinaj tha se ende nuk është hyrë në rend dite çështja e votimit.

“Ende nuk jemi në rend dite si votim. Tani a do të hyjmë në votim është çështje edhe a kualifikohemi si të tillë për më agjendë por është edhe kalkulim i yni. Do ta shqyrtojmë a do të hyjmë në agjendë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa kryetari i Fushë Kosovës, shprehu nevojën për përkrahje nga Qeveria për kërkesat që ka kjo komunë.
Shtuar më 18/07/2019, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori