Haradinaj kthehet Kryeministër, vendimin do ta çojë në Kushtetuese
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës e konfirmuan pjesëmarrjen në mbledhjen e qeverisë së thirrur nga Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj. Pohimin e bëRi për Telegrafin zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një kohë kur në mediet vendase qarkullonte lajmi se ministrat e kësaj partie mund të mos ishin të pranishëm.

Haradinaj u kthye nga Haga pak pas mesnate e veprimi i parë që beri ishte të ftonte qeverinë në një mbledhje të parashikuar të mbahet gjate ditës së sotme. Ai e beri të qartë se vendi nuk duhet të përballet me një vakum drejtimi.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam përmendur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk mund te lihet pas një vakum qeverisës pasojat e të cilit Kosova nuk do t’i bënte dot ballë. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë dy diplomatët amerikanë, Edward Joseph dhe Daniel Serwer, i shohin si të pashmangshme zgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Jospeh u shpreh se qeveria nuk mund të vazhdojë të funksionojë në mënyrë gjysmake duke e zëvendësuar Haradinajn nga një figurë tjetër politike. Sipas tij, duke parë këtë situatë zgjedhjet e reja janë jetike, për të zgjedhur një qeveri që përfaqëson vullnetin e popullit.

Daniel server gjithashtu është i bindur se zgjidhja janë zgjedhjet e reja. Drejt caktimit të një date për to duket ka lëvizur një ditë më parë dhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili do të kërkojë sidoqoftë më përpara një të mandatuar nga koalicioni PAN, për të zëvendësuar Haradinajn./TCh/
Shtuar më 26/07/2019, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori