Hapja e shkollave, shkon në 20 numri i mësuesve të infektuar
Hapja e shkollave është shoqëruar me shqetësime të mëdha për shkak të situatës së vështirë nga pandemia.

Listës së të prekurve me koronavirus, çdo ditë i shtohen edhe mësues në të gjitha qytetet e vendit e në të gjitha ciklet e shkollimit, nga çerdhet deri në gjimnaze.

Nga 12 mësues të infektuar që rezultonin në ditën e parë të shkollës, më 14 shtator, numri i mësuesve të prekur me koronavirus mësohet të ketë arritur në 20.

Ata i përkasin shtatë institucioneve arsimore, 9-vjeçare e gjimnaze. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2020, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori