Hapja e lokaleve në ambiente të mbyllura, Manastirliu kujton rregullat
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka rikujtuar rregullat strikte për klientët dhe punonjësit tani që do hapen ambientet e mbyllura.

Me anë të një fotoje në rrjetet sociale Manastirliu kërkon të zbatohen rregullat me qëllim ruajtjen e shëndetit për vete dhe të tjerët.

“Respektimi i protokolleve strikte të sigurisë, është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, shkruan ministrja.

-Në hyrje higjienizues për duart

-Personeli duhet të mbajë maskë

-Tavolinat në distancë 2 me larg njëra-tjetrës

Shtuar më 30/09/2020, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori