Hapja e "Dosjes Hajdari"! Avokati i Izet Haxhisë: Berisha do thirret në gjykatë
Ditën e sotme Gjykata e Apelit ka pranuar sot kërkesën për rigjykim të Izet Haxhisë, ish-truproja i ish-kryeministri Sali Berisha i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Ajo që u konsiderua si "vrasja e shekullit", tashmë do të rishqyrtohet ku dëshmitarë pritet të merren figura të larta të politikës.

Së fundmi në lidhje me këtë gjë ka folur edhe avokati i Izet Haxhisë i cili vendimin e Gjykatës e ka quajtur si “Vendosje te nje te drejte ne vend” .

“Eshte e drejta e cdo shtetasi per tu degjuar, kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi”- tha ai.

“Ky është një vendim shumë i drejtë qe e rikthen çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë. I bie barra serish akuzes por edhe ne te paraqesim provat qe kemi pretenduar per te realizuar nje gjykim te vertete. Persa i perket cilesimit se eshte i denuar apo i paraburgosur me pas se ne do te bejme veprimet tona.

Pyetur per provat e reja dhe listes me deshmitaret, avokati ka theksuar: “Kemi siguruar te drejten te degjohemi, eshte e drejta jone te degjohemi. Provat janë materiale, tabulante, edhe pse ka kaluar kohe e gjate, provat me dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje padrejtesisht, per te gjitha arsyet qe i kemi bere te qarta, pasi kemi nje proces te montuar kemi intrige politike nga duart e zgjatuara te atyre qe kane marre kete vendim”- tha ai.

Pyetur per emrat e deshmitareve, ai tha: Në krye të listës së dëshmitarëve që do të thirren është Sali Berisha, keshtu e ka vendosur ai qe une perfaqesoj, se kane qene shume afer njeri tjetrit dhe kane cfare i thone njeri-tjetrit, besoj do te duhet te degjohet gjithcka, edhe debati”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori