Hapet varri egjiptian, nuk kishte magji dhe mallkime por vetëm kocka
Pëlqej
Ministria e Egjiptiane e Antikave ka publikuar detaje të reja rreth skeleteve të gjetura brenda sarkofagut misterioz të zbuluar në korrik.

Sarkofagu i granitit, që datonte në shekullin e 4-të para Krishtit, u gjet në Aleksandri dhe u protestua gjatë në rrjetet sociale për të mos u hapur pasi besohej se ishte i mallkuar.

Tanimë skeletet janë studiuar nga një ekip shkencëtarësh, të cilët kanë përcaktuar moshën, gjininë dhe detajet e tjera për tre skeletet e gjetura.

Ato i përkasin dy burrave dhe një gruaje, të gjithë të moshave të ndryshme. Gruaja ishte më e reja, 20 deri në 25 vjeçe, një nga burrat ishte i moshës 35-39 vjeç ndërsa tjetri ishte pak më i madh, 40-44 vjeç.

Një tjetër veçori që shkencëtarët egjiptianë zbuluan ishte një vrimë në kafkën e njërit prej burrave. Megjithatë, kjo vrimë nuk ishte shkaku i vdekjes së skeletit por një formë e lashtë e kirurgjisë.

‘Vrima’ në kafkën e personit bëhej pasi besohej se lironte shpirtrat e këqij që kishin pushtuar personin. Një praktikë e tillë është e njohur edhe në ditët e sotme por bëhet për lehtësimin e presionit të gjakut dhe ënjtjes që mund të ketë pësuar truri.

Sa i përket lëngut të errët të gjetur në sarkofag, i cili ngjalli kureshtjen e mijra personave që donin ta pinin, ai thjesht ishte lëngu i kufomave.
Shtuar më 20/08/2018, ora 08:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori