Hapësira online, si armike e pushtetit
Nga Emirjon Senja
Pervec se ngritja e nje "gjykate morali" qe do te gjykoje lajmet perben rast "sui generis" ne te gjithe mehallen qe e quajme Europe, duket se keto ndryshimet e reja ligjore synojne edhe ruajtjen e monopolit te informimit tek mediat tradicionale.

Fakti qe per te njetin "fake news", nje portal me disa mije lexues denohet me nje gjobe ku e ku me shtrenjte se nje TV kombetar tregon me se miri se synimi jane pikerisht mediat online.

Sepse, gjate ketyre viteve gjoja demokraci, pushtetet kane treguar se mund ta shume lehte kontrollin e mediave tradicionale, por zhvillimet e fundit me rrjetet sociale dhe mediat online treguan se nuk ka pushtet qe i kontrollon dot ato.

Madje, tentativat per ti marre nen kontroll jane kthyer ne bumerang.

Pervec kesaj, nuk ka rast ne bote qe te vendoset per mbylljen e nje medieje qe vendimin te mos e jape gjykata. Madje, edhe ne shtete autoritare, vendimin per mbylljen e nje website apo ndalimin e aksesit ne nje profil ne mediat sociale e jep gjykata.

Nuk eshte hera e pare qe tentohet kontrollimi i permbajtjes online, por duket se kesaj radhe e kane shume seriozisht duke u bere madje rasti i pare qe ngre ne gjykate morali.

Ne kushtet kur nuk kemi nje kulture te medias se lire, dora e hekurt e shtetit si rregullator do te shkaterronte edhe ate qe eshte ngritur deri me tani.

Tregu mediatik, sidomos ai online, ka nevoje te beje permiresime rrethenjesore, por kjo mund te behet vetem me veterregullim.

Dhe nese do te flisnim per nje rregullator te jashtem, rregullatori me i madh per momentin mbi permbajtjen online eshte vete Facebook.

Disa ndryshime te algoritmave te bera gjate muajve te fundit skualifikojne vete "fake news-in" ne FB por edhe vete domainin me kalimin e kohes duke ia shfaqur ate gjithnje e me pak ndjekesve.
Shtuar më 23/12/2018, ora 21:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori