“Nuk i djeg më mandatet”, Monika Kryemadhi premtim Ilir Metës: Do të jem qëndrestare deri në fund

Mbrëmjen e sotme, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është e ftuar në programin “Zemer Luana”.

Gjatë një loje, ajo i ka bërë një premtim bashkëshortit të saj Ilir Metës, për të fituar 50 pikë.

Në premtim, ajo i thotë se nuk do t’i djegë më mandatet.

“Nuk i djeg mandatet, nuk largohen nga institucionet, nuk u ndahem inceneratoreve. Qëndrestare deri në fund.
Kalamaj s’bej dot me, s’kam ca i them. Besoj do e vlerësoj më shumë kjo e mandateve. Dashuria jonë buron nga mandatet.
Premtimet tona janë të pafudme, dhe kur je prind, objektivi janë fëmijët. Pa qenë me fëmijë, thoja para Ilir Metës nuk vë asnjë, tani i them je pas fëmijëve. Ajo që është më e rëndësishme ëshë besimi në zot, nga ku buron gjithë dashuria”, tha Kryemadhi./albeu.com


Shtuar 29.01.2023 21:32