Halloween në kohë pandemie, si do organizohet festa nën kërcënimin e Covid-19 (FOTO LAJM)

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ofroi udhëzime të përgjithshme për festimin e Halloween-it nën kërcënimin e Covid-19.

Aktivitetet me rrezik të moderuar përfshijnë paradat e vogla me distancë shoqërore, me kostume që lejojnë ajrosjen, si dhe festa në natyrë, ku njerëzit mund qëndrojnë disa metra larg dhe të mbajnë maska mbrojtëse. (Maskat e kostumeve nuk duhet të zëvendësohen me maskat mbrojtëseCovid-19.)

Truket tradicionale, festat e mbingarkuara nëpër shtëpi - veçanërisht ku mund të përfshihen ulërimat - konsiderohen me rrezik të lartë. Kjo, sepse është e vështirë të parandalosh, në veçanti fëmijët, të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Ata nuk janë mësuar të luajnë ose të vrapojnë me maska, kështu që nuk kujdesen për mbajtjen e tyre dhe kjo mund të sjellë një aktivitet me rrezik të lartë.

Gjithashtu, studimi thotë se as mburojat plastike të fytyrës, të përdorura pa maska mbrojtëse, nuk e ndalojnë përhapjen e koronavirusit. Nëse dëshirojmë që kjo festë të kalojë bukur dhe fëmijët të kënaqen, duhet të praktikojmë këtë vit festën e Halloween-it në natyrë, me grumbullime të vogla. Duhet të shmangim dhe kalimin e karameleve dorë më dorë. Në vend të kësaj mund të përgatitim paketime të vogla me karamele, të cilat fëmijët mund t’i lënë në dyert e shtëpive, pa patur kontakt të drejtpërdrejtë.
Shtuar më 22/10/2020, ora 19:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori