Halimi dhe Çuçi sherr LIVE në emision: Sa të kushton ora që ke vënë?
Pëlqej
Ish-ministri, Bledi Çuçi dhe deputetit demokrat Eduart Halimi kanë qënë të ftuar në Top Story teksa kanë shpërthyer në një sherr LIVE me njëri tjetrin.

Çuçi dhe Halimi kaluan në akuza personale gjatë debatit, teksa diskutonin për cështjen më të nxehtë të momentit, akuzën për përfshirjen e Saimir Tahirit me trafikun e drogës.

Përplasja:

"Sa të kushton ora që kë në dorë se duket shumë e shtrenjtë?"-e pyeti Çuçi.

“As 200-250 euro, është markë Tissot… Ja, ta heq nga dora. Shihe markën! Është Tissot, 200 euro. Po syzet e tua sa kushtojnë?” – iu përgjigj Halimi që nuk mori përgjigje nga Çuçi.

Ndërkohë në media dhe portale u shfaq çmimi i syzeve Maybach të Saimir Tahirit që sipas referencave në internet i kalonte 10 mijë eurot. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2017, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori