Halimi bën deklaratë të fortë: Rama zgjodhi të fshehë ministrin
Pëlqej
“Po të ketë Edi Rama vullnetin për ta lënë para drejtësisë do e lëshojë, po të mos e ketë vullnetin nuk do e lëshojë, ky do jetë pastaj skenari që kanë pasur, dhe ju e dini nga vendet e tjera kur kryeministrat tentojnë t’i fshehin ministrat”.

Kështu tha deputeti i PD-së Eduard Halimi sot në studion e ABC news, ku nënvizoi se në mbledhjen me dyer të mbyllura me tre prokurorët që kërkojnë heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, u paraqitën dyshime të arsyeshme të bazuara në prova.

Duhet një provë apo mjafton dyshimi për ta arrestuar dikë që dyshohet së është i përfshirë në veprimtari kriminale?

Dyshim të arsyeshëm të bazuarprova, por këtë nuk e ndaj Rama apo Basha nëse do shkojë në burg apo jo, këtë e ndan prokuroria. E vetmja gjë që kanë në dorë është do e çojnë para drejtësisë apo do e fshehin? Siç treguan sot deputetët që duan ta fshehin kjo është një tendencë që shkon për t’i dhënë kohë dhe për t’ja fshehur drejtësisë.

Pa dashur të di diçka që ju jeni në betim, ka prova përtej këtyre që dimë ne?

Prokuroria kërkoi të bënte një seancë me dyer të mbyllura se kishte 1,2,3 gjëra që si ndante dot me publikun, vetëm me deputetët në betim, me një regjistrim të posaçëm.

U paraqitën prova të tjera përveçse atyre 5 që dikë ne si publik?

Patjetër që ka prova, do ketë, prokuroria aktualisht ka vetëm dosjen me 416 faqe që është kërkesa për gjykim që prokurori i Antimafies ia ka çuar prokurorisë të Katanias. S’kemi dëgjuar gjë akoma, ne sigurisht që ne dëgjuam diçka më tepër.

Duhet të jetë i bazuarprova, ky dyshim është i bazuarprova të vërteta të pakontestueshme?

Nuk besoj se ka njeri që është i pashpjeguar sot, ka një dyshim të bazuarprova.

Përveç këtyre 5 publikeve ka të tjera?

Në mënyrë të padiskutueshme. Ka, prokuroria do vazhdojë të sjellë, ndoshta edhe tani që flasim ne mund të jenë duke u shumëfishuar duke u përkthyer, ndoshta nesër gazetat mund të hapen me lajme të reja.

Ne jemi gati të votojmë pro me këto prova, heqjen e imunitetit për ta çuar para drejtësisë, drejtësia duhet lënë edhe ajo e lirë të japë provën e vet.
Shtuar më 20/10/2017, ora 20:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori