Hakmerret Islami kundrejt Ramës: Për batuta unë e fus poshtë tavoline
Pëlqej
Duket se beteja e hapur mes Ramës dhe Islamit nuk ka për të përfunduar, pasi ironitë vijojnë njëra pas tjetrës. Nga një deklaratë për mediat e Kastriot Islamit, kryyeministri Rama i përgjigjet me një batutë në rrjetet sociale.

Por kjo gjë duket se do të vijojë me të njëjtën intesitet, pasi Islami nuk ka ndërmënd të heqë dorë. Kastriot Islami ka deklaruar se sa herë ai të flasë, Rama nuk ndihet mirë. Sipas tij, nëse do të jetë për batuta, e fut Ramën poshtë tavoline.

Rama nga plazhi, me telefon celularë kërkon të bëjë batuta. Nuk është kryeministër serioz, e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve që mundet që siguria dhe stabiliteti të jenë të brishta dhe bën një batutë.

Ramën unë në mënyrë figurative e kam pacient, e njoh shumë mirë dhe dosjen e tij e kam në dorë. Sa herë që unë flas, ai nuk ndihet mirë.

Ai është kryeministër i Shqipërisë dhe fenomenet negative duhet t’i godasë. Kam lënë Francën dhe Gjermaninë me familjen time për të jetuar këtu. Rama i merr si personale akuzat dhe bën batuta në një plan që është pika e tij më e dobët.

Flet ai për moral politik, ndershmëri apo virgjëri. Nëse do t’i futesha, mund ta bëja copë copë në këtë plan, ta fusja poshtë tavolinës.

Rama është ai që një nga profesorët që ka përjashtuar jam unë, të tjerët i ka vrarë në gjumë”, ka deklaruar ai për “Ora News”. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori