Hakmarrja siçiliane, si u ekzekutua në derën e shtëpisë babai i vrasësit tjetër të Aleksandër Bardhit
Pëlqej
Vrasja e Vangjel Çikos mbrëmë në derën e shtëpisë është e treta e sagës së vrasjeve që ka filluar fiks një vit më parë në Ksamil, ku Aleksandër Bardhi u gjet i ekzekutuar me armë zjarri dhe i hedhur në një kanal, shkruan Albeu.com.

Pas kësaj, policia shpalli në kërkim tre persona, mes tyre Albi Xhezairi dhe Dhimitër Çikon.

Në fund të dhjetorit 2016 është ekzekutuar pranë shtëpisë së tij Agron Xhezairi, pas një atentati të dështuar me eksploziv në makinë.

53­-vjeçari Agron Xhezairi është vrarë me breshëri arme pranë shtëpisë, kurse në 30 tetor të vitit të shkuar atij i ishte vendosur tritol në makinë, i cili është konstatuar para se të shpërthente.

Policia ka dyshime tw forta se viktima e shtatorit 2016, Aleksandwr Bardhi, Dhimitwr Çiko dhe Albi Xhezairi janw prishur pwr pazaret e drogws mes tyre duke sjellw si rezultat edhe sagwn e vrasjeve tw fundit. /albeu.com/



Shtuar më 21/08/2017, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori