Hakmarrja e ëmbël nga varri e Gaddafit ndaj Sarkozy-s
Nicolas Sarkozy e braktisi financuesin e tij Muammer Gaddafi në momentin më të vështirë, kur aleatët po e bombardonin, ndërsa një pjesë e popullit i ishte kthyer kundra.

Arrestimi i tij sot me akuzën e fshehjes së financimeve duket të jetë fillimi i hakmarrjes ndaj asaj që i bëri Gaddafit, shkruajnë mediat botërore, transmeton Albeu.com.

Sarkozy ishte ministër i Brendshëm me synime për më lart kur nga Tripoli u nisën 5 milion euro në drejtim të Parisit me qëllim financimin e fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale.

Ishte viti 2006-2007 kur Gaddafi ishte i mirëpritur në perëndim.

Njerëz të afërt të ish-liderit libian dëshmuan më vonë për shumat e konsiderueshme që i ishin dhënë Sarkozys, po ashtu edhe vetë Gaddafi, por ajo nuk u vërtetua asnjëherë deri ditën kur agjentët kundër krimit ekonomik i trokitën sot në zyrë ish-presidentit francez.

Ccelësi i kësaj marrëdhënieve quhet Alexandre Djouhri, i cili është duke u mbajtur aktualisht në Londër dhe pritet të merret në pyetje edhe nga francezët.

Ai është përsoni që bënte lidhjen mes Gaddafit dhe Sarkozys.

Muammer Gaddafi u kap i gjallë dhe u vra në vitin 2011 nga rrebelët që u ngritën kundër tij në Libi. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori