Merr flakë në lëvizje makina në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut në Tiranë

Merr flakë në lëvizje automjeti në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut

Një automjet tip “Ford” ka marrë flakë në lëvizje e sipër në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. Automjeti me drejtues shtetasin U. S., është djegur plotësisht dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shtuar 9.07.2023 14:36