Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik: Jemi në këtë derexhe si pasojë e sistemit
Pas mbledhjes online të Këshillit Politik, Rudina Hajdari i ka bërë thirrje palëve që sistemi në të cilin jemi duhet të ndryshojë, sepse sipas saj kryetarët marrin vendime për njëri-tjetrin dhe jo për qytetarët.

Hajdari thekson se nëse duam që të kemi një produkt final të Reformës Zgjedhore në 31 maj, Këshilli duhet të takohet 2 herë në javë, dhe total duhet të jenë edhe 5 takime.

"Shtyva palët që javën e ardhshme të kuptojmë që ndryshimi I sistemit duhet rënë dakord nga palët dhe partitë kryesore, partitë madhore. Kryetarët marrin vendime dhe ata zgjidhen në mënyrën më të padrejtë, jo direkt, marrin vendime për njeri tjetrin dhe jo në interesat e qytetarëve. Nëse jemi në këtë derexhe që është sot vjen pikërisht nga sistemi, shqiptarët e kuptojnë fare mirë pse jemi në këtë gjendje që jemi. Kam përshtypjen që kanë filluar ta rimendojnë, kam besim se do të gjejë zgjidhje.

Nëse do bëjmë produkt deri në 31 maj, duhet të takohemi 2 herë në javë, duhet të kemi edhe 5 takime, nëse e arrijmë do të kemi konsensusin e duhur lidhur me të gjithë pikat. Nuk vë data, por insistoj te produkti final të gjithë palët të jenë të kënaqur me rezultatin në fund", theksoi ajo.
Shtuar më 11/05/2020, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori