Hajdari nga Kuvendi: Nuk besoj te Edi Rama, listat duhet të hapen 100%
Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend nga ku ka deklaruar se ajo nuk beson te kryeministri Rama dhe se vendi ka nevojë për një hapje të listave 100%.

“Ne si opozitë parlamentare i kemi shërbyer këtij vendi duke qëndrua në parlamenti shqiptar. Tani është momenti që të na mbështesin me hapjen e listave. Kjo do të thellonte demokracinë në shtetin shqiptar. E them këtë se kam besim te fryma perëndimore e shteteve aleate të Shqipërisë.

Opozita brenda parlamentit mori një betejë përpara për ta demokratizuar këtë vend. Duhet të jemi të vetëdijshëm se opozita parlamentare ka votat e saj solemne dhe nuk ka për t’i çuar dëm.

Pa betejën e Rudina Hajdarit, Ralf Gjonit, Myslim Murrizit dhe shumë të tjerëve nuk besoj se kjo betejë do të shkonte deri në këtë pikë. Unë nuk besoj te Edi Rama. Listat duhet të hapen të plota 100% . Edhe gratë të konkurrojnë. Të vijnë në Kuvend ata njerëz që nuk shesin bregdetin e Shqipërisë”, tha më tej Hajdari.

Shtuar më 16/07/2020, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori