Hajdari i del kundër Bashës: Mos bëni politikë me vdekjet nga koronavirusi
Deputetja Rudina Hajdari kërkoi sot nga Kuvendi që të mos bëhet politikë me viktimat nga Covidi, duke komentuar kështu debatet e fundit në vend, mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas Hajdarit, ky është një moment që kërkon përgjegjësi të larta njerëzore, dhe sipas saj sistemi shëndetësor është duke ecur në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Kjo është një situatë që vërtet duhet të gjejmë solidaritet dhe të kemi përgjegjësi të larta njerëzore. Sot dua të dënoj në mënyrë të ashpër mënyrën sesi po bëhet politikë me vdêkjet. Në një krahë kemi një palë që valëvit si flamur betejë njerëzit në morg.

Dhe kemi palën tjetër, këta që thonë se shëndetësia është një pasuri e madhe kombëtare që po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Këto nuk janë realitete dhe mënyra se si mund të përballohet kjo situatë. Ne nuk mund të bëjmë politikë me këtë situatë. Të krijojmë një komitet për një strategji të qartë se si do të ecim përpara me këtë pandemi.

Të mos zihemi me njëri-tjetrin. Të qëndrojmë krah për krah njeri-tjetrit dhe të qetësojmë qytetarët shqiptarë”, tha deputetja.
Shtuar më 26/11/2020, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori