Hahn: Liberalizimi do ndodhë pasi të plotësohen kushtet
Komisioneri i BE-së për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Hahn, se Kosova duhet të përmbushëkushtet për procesin e liberalizimit të vizave. Madje, sipas tij, nuk duhet të fajësojnë njerëz për këtë, sepse kjo nuk ndihmon në gjetjen e alternativave.

Ai ka shtuar se duhet të ndalet edhe fluksi i migrimit që ka ndodhur në Kosovë dhe duhet që të bindën qytetarët e Kosovës që të mos migrojnë, sepse kjo të diskutohet kur të bëjnë vlerësimin politik për liberalizimin e vizave.

Këto deklarata Komisioneri Hahn i ka bërë pasi ka përfunduar konferenca e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e cila në fokus kishte diskutimin për investimet në infrastrukturë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën për media, Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi thanë se kjo konferencë rajonale do të shërbej për lidhjen ndërmjet vendeve të këtij rajoni dhe integrimin në BE.

Komisioneri i BE-së për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit Johanes Hahn ka shprehur besimin e tij se rezultatet e takimit të sotëm do të jenë shpresëdhënëse për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonit. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2015, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori