Hahn: BE do një Ballkan stabël
JOhanes Hahn thekson sërish nevojën që Ballkani të jetë një territor stabël sa i përket tensioneve politike dhe ndëretnike.

"Europa kujdeset duke qenë përgjegjëse për rajonin" dhe këtë amerikanët padyshim e pranojnë pozitivisht. Ka pasur situata si në rastin e Maqedonisë sot apo dhe në Shqipëri, ku kjo ka funksionuar në mënyrë të koordinuar nën udhëheqjen tonë"., - tha komisioneri në një intervistë për Deutsche Welle.

Hahn mendon se kjo ndarje mes Europës dhe SHBA-së është mjaft pozitive. Europa, sipas tij, ndihet vazhdimisht përgjegjëse dhe e detyruar për rajonin. Komisioneri mendon se blloku ka mundësi të ndikojë fort në Maqedoni, duke kujtuar këtu se 75 përqind e popullsisë e dëshiron anëtarësimin e vendit në BE.

Pra politikanët do të bënin mirë që të vendosnin për diçka që do t'i shërbente këtij procesi, shprehet hahn duke shtuar pikërisht kjo është edhe leva e tij në bisedime me politikanët në Maqedoni: nëse nuk do të veprojnë në përputhje me një parim të tillë, ai nuk shkruan rekomandime pozitive.

Zyrtari i lartë i BE-së preku dhe çeshtjen e ndikimit në rritje të Moskës. "Rusët na acarojnë, por kjo është e gjitha. Unë nuk e injoroj një gjë të tillë, megjithatë bëj thirrje për më shumë vetëbesim"., - deklaroi më tej. Për çdo rast, Hahn pranon faktin që gjendja është përkeqësuar dhe thotë se ka paqëndrueshmëri dhe se krerët e BE-së nuk duhet të mashtrojnë veten.
Shtuar më 18/03/2017, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori