Hafizi: Vendimi për referendum i firmosur nga Ruçi të shpallet i pavlefshëm
Deputetja socialiste Mimoza Hafizi, e cila ka dalë në krah të Ben Blushit, është shprehur kundër referendumit në PS për mandatin e Edi Ramës në krye të partisë.

Mësohet se ajo i ka bërë një kërkesë Komisionit të Garancive Statutore në PS, për ta shqyrtuar para datës 9 prill, kur është caktuar mbajtja e referendumit brenda PS.

Në këtë mënyrë, deputetja socialiste kërkon që të shpallet i pavlefshëm vendimi për referendumin. Në kërkesën e saj, deputetja e zonës së Shkodrës arsyeton se me këtë vendim që mban firmën e Gramoz Ruçit, është njohur nga mediat dhe nuk i është komunikuar grupit parlamentar. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2016, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori