Guvernatori i ri, Peleshi: S'ka vend për panik, Presidenti do veprojë sipas ligjit
Pëlqej
Në një prononcim për mediat pas seancës së Kuvendit, Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se Presidenti i Republikës, do të veprojë siç e parashikon ligji për të propozuar Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi faktin se funksionimi i Bankës së Shqipërisë nuk është penguar dhe se zgjedhja e guvernatorit, do bëhet sipas një procesi të rregullt ligjor.

“Nuk ka vend për panik. Ka afate ligjore brenda të cilit Parlamenti duhet të japë mendimin e vete. Funksionimi i Bankës së Shqipërisë nuk është penguar edhe me numrin e atyre që janë në detyrë.

Presidenti është i ngarkuar të jetë pjesë e qenësishme e procesit përmes propozimit të emrit të Guvernatorit të ri.

Qeveria shqiptare është e para e interesuar që nga ky proces Banka e Shqipërisë të dalë më e fortë, më solide. Nuk ka qëllim qeveria të kapë politikisht institucionet e pavarura, aq më pak Bankën e Shqipërisë”, tha më tej Peleshi. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori