Gushi në Facebook, provokime seksuale ndaj gazetares
Viktor Gushi, autori i dy vrasjeve, 3 plagosjeve dhe 16 grabitjeve i cili u arrestua pak ditë më parë nga policia kishte shoqëri të “zgjeruar” në Facebook. Njëra prej tyre është edhe gazetarja Iva Tiço e cila në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" shpjegon se si e kishte bërë "friends" dhe më pas bllokuar atë nga lista e miqve.


Tiço kishte pranuar ftesën për "miqësi" të bërë nga Gushi duke menduar se ishte një nga të njohurit e saj të largët por më vonë kishte kuptuar se ai ishte një person i panjohur. Gazetarja rrëfen se Gushi ishte një nga “miqtë” e saj më aktiv në faqe duke bërë herë pas herë “like” postimeve të saj deri në momentin ku i kishte dërguar një mesazh privat me përmbatje seksuale. Nga ai moment ajo i bën “block”. Lajmin për arrestimin e Gushit, Tiço e kishte marrë nga mikesha e saj gazetare Ilva tare e cila i kishte shpjeguar se të arrestuarin e kishte pasur "friends" në këtë rrjet. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori