Lajm i mirë: Bie çmimi i naftës

Çmimi i naftë në vendin tonë ka prekur shifra rekord. Sot një litër naft shkon rreth 265 lek/litër dhe projeksionet janë për një rritje akoma më të madhe, kjo duke u justifikuar me luftën në Ukrainën.

Gazetari Klodian Tomorri nëpërmjet një statusi në rrjetin e social “Facebook” ka dhënë një lajm të mirë lidhur me çmimin naftës, pas fjalëve “demoralizuese” të qeverisë.

Ai shkruan se çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë me 3%, teksa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka deklaruar se do të furnizojë tregun me rezervat e sigurisë për të mos lejuar rritjen e çmimeve.

Gjithashtu ai shkruan se OPEC ka deklaruar se në treg nuk ka mungesë nafte, thjesht një perceptim për mungesë dhe çmimi i energjisë elektrike në bursën e Hungarisë po ashtu ka pësuar rënie me 35%.

Sipas Tomorrit këto janë çmime të jashtëzakonshme, por paniku me parashikime stratosferike nuk i shërben askujt përvec spekullanteve.

Postimi i plotë:

Lajme te mira

Meqe kryeministri po u fut friken njerezve, ia vlen te themi disa lajme te mira.
1-Cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare ra me 3 per qind sot, teksa Agjencia Nderkombetare e Energjise deklaroi se do te furnizoje tregun me rezervat e sigurise per te mos lejuar rritjen e cmimeve. A do te vazhdoje terheqja apo do te rritet prape, kete nuk e di njeri. Por forcat e tregut kane filluar te veprojne nderkohe.
2- Qeveria amerikane po nxit industrine shale oil (nafta argjilore nese mund ta pershtasim keshtu) qe te rrise prodhimin. Kjo eshte nje industri specifike, qe prodhon nafte permes nje sistemi te ndryshem nga ai konvencional, qe hyn ne loje vecanerisht kur cmimet e naftes kalojne mbi 80 dollare per fuci. Eshte shume e zhvilluar vecanerisht ne SHBA.
3-Kryetari i OPEC deklaroi se ne treg nuk ka mungese nafte. Thjesht ka perceptim per mungese. Megjithate presioni mbi OPEC qe te rrise prodhimin do te behet edhe me i forte.
4-Cmimi i energjise elektrike ne bursen e Hungarise ra me 35 per qind sot duke zbritur nen 325 euro per mega.
Sigurisht keto jane prape cmime te jashtezakonshme, por paniku me parashikime per cmime 1 mije euro per megavat apo nafta 300 nuk i sherben askujt pervec spekullanteve. /albeu.com