Guardia di Finanza: 15 % e territorit shqiptar e mbjellë me drogë

Gazeta e njohur italiane "Corriere Della Serra" duke iu referuar raportit të policisë italiane të "Guarda Di Finanza" shkruan se plantacionet e drogës në territorin shqiptar janëdisa-fishuar duke theksuar se për vitin 2015">2015 prodhimi i marijuanës i kalon 1 mijë ton për çdo vit ku tonelata të marijuanës trafikohen përmes rajonit të Puglias.

Sipas raportit të "Guarda di Financa" thuhet se më 2013 në territorin shqiptar u evidentuan 305 fushe të mbjella me marijuanë.

Në vitin 2014, u evidentuan 815 fusha me 165 mijë rrënjë të marijuanës.

Kurse sipas raportitGuarda di Financa kulmi ka arritur në vitin 2015">2015 ku janë evidentuar 1200 fusha të mbjella me kanabis me mbi 240 mijë rrënjë.

Me fjalë të tjera kjo do të thotë se 15.83 përqind e territorit shqiptar është e mbjellë me marijuanë krahasuar me 12.5 % që ishte më 2013.

"Corriera Della Serra" shkruan se biznesni kriminal i trafikut të drogës drejtohet në mënyrë të strukturuar kurse fitimet arrijnë në miliarda euro.

Pas shpërbërjes së Lazaratit, tani fushat ku mbillet marijuana janë sidomos në Shkodër ku ka edhe territore ku policia mezi shkon. /Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori