Grushtoi deputetin live në emision, Krasniqi lihet i lirë
Sherri mes deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës shkaktoi shumë bujë dhe debat në Kosovë dhe Shqipëri.

Por sot është marrë masa nga Gjykata duke e lënë të lirë Frashër Krasniqin edhe pse Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit për të pasi sulmoi fizikisht deputetin e NISMA-s Milaim Zeka në një emision televiziv.

Avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka thënë se Krasniqit i është caktuar masa e ndalimit të afrimit fizik Milaim Zekës në Kuvend në distancë prej 5 metra dhe jashtë Kuvendit në një distancë prej 100 metra.

“Frashëri është liruar nga masa e arrestit të caktuar dy ditë më parë. Prokurori i çështjes ka nxjerr vendim për zhvillimin e hetimeve për Frashër Krasniqin për lëndim të lehte trupor shkaktuar në incidentin në debat televiziv ndaj z. Milaim Zeka, por Prokurori i shtetit po ashtu ka nxjerr vendim për zhvillim të hetimeve kundër z. Milaim Zeka për vepër penale të kanosjes ndaj deputetit të Lëvizjes Frashër Krasniqi.

Kanosjen ndaj Frashërit sipas prokurorit e ka kryer Zeka në po të njëjtin emision, kështu që të dy deputetët janë në hetime për incidentin ku edhe njëri edhe tjetri janë edhe të dyshuar edhe të dëmtuar në raport me njëri –tjetrin”, ka thënë Gashi në Facebook.
Shtuar më 01/10/2017, ora 17:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori