Grushtohen me njëri-tjetrin dy deputetë të Kosovës
Deputetët Frashër Krasniqi i PSD-së dhe Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes kanë pasur një përplasje fizike pas emisionit Rubikon në KTV, jashtë ndërtesës së televizionit.

Lajmin e ka konfirmuar deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, e cila tregoi se ky incident ka ndodhur pas emisionit Rubikon.

Gaxherri ka thënë për Zëri.info se ka qenë dëshmitare e këtij incidenti dhe se autori i emisionit, Adriatik Kelmendi është marrë me dy deputetët duke tentuar t'i ndajë.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë Gaxherri.

Deputeti Krasniqi kishte grushtuar më herët në studion e Klan Kosova edhe deputetin e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.



Shtuar më 31/10/2018, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori