Militant të armatosur të grupit "
Boko Haram" kanë sulmuar mbrëmjen e djeshme
konviktin e një shkolle duke vrarë 29 nxënës, njoftuan sot autoritetet vendore.
Sulmi ka ndodhur në shkollën e mesme Buni Yadi që gjendet në shtetin Yobe, në afërsi të qytetit Damaturu.
Shumica e fëmijëve, sipas forcave të rendit, kanë vdekur nga flakët që përfshinë
konviktin ku jetonin.
“Disa nga trupat e studentëve janë bërë shkrumb e hi”, është shprehur sot komisari i policisë Sanusi Rufa, duke shtuar se të gjitha viktimat ishin djem, njofton REL.
Grupi me emrin "
Boko Haram", që do të thotë “arsimi perëndimor është mëkat”, ka sulmuar edhe më parë institucionet arsimore.
Një sulm i përmasave të tilla është kryer edhe në qershor të vitit të kaluar në fshatin Mamudo, ku u vranë 22 nxënës. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2014,
ora 15:15