Gruevski paralajmëron zgjedhje të parakohshme
Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni? Së fundmi kjo ide është hedhur nga kryeministri Nikolla Gruevski që ka thënë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të fillojë me pastrimin e listës zgjedhore, pasi e është detyrë e tij.

Gruevski, madje shprehet se kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko ka gjashtë muaj që qëllimisht i shmanget pastrimit të listës zgjedhore, duke akuzuar njëherësh edhe për bojkot. Sipas kryeministrit Gruevski, LSDM po krijon alibi për rezultatet e dobëta zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme.

“Deri tani KSHZ duhet ta kishte pastruar 3 herë listën zgjedhore, por qëllimisht i shmanget kësaj me qëllim t’i shërbejë si alibi për rezultatet e dobëta LSDM-së”,-ka thënë kryeministri Gruevski. Analistët janë shprehur disa gerë se në këtë kohë krize politike, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme dhe se këtë më së shumti do ta kishte dashur partneri maqedonas VMRO-DPMNE.

Çështja e emrit, bllokada në integrime, kjo me pastrimin e listës, po edhe çështja të tjera të hapura do ishin uverturë për këtë aventurë që mund të ndodhë bashkë me ata presidenciale, në pranverë të 2014./albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori