Presidenti i Maqedonisë së Veriut takim me Vjosa Osmanin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër do të vizitojë Kosovën.

Ai pritet të zhvillojë një takim me presidenten e republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës, e cila ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani do të presë në vizitë zyrtare presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Sipas agjendës, në orën 09:00, Osmani do ta presë presidentin Pendarovski me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Në fund të takimit, ata pritet të mbajnë konferencë për media./albeu.com/