Kokainë me vlerë 100 mijë euro e fshehur në motorin e makinës, kapet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me një kilogramë kokainë.

Sipas autoriteteve  kokaina që u gjet te makina e shqiptarit kap vlerën e tregut deri në 100 mijë euro.

Mediet në Itali bëjnë me dije se shqiptari kishte fshehur drogën në  motin e makinës.

Përveç drogës, policia ka gjetur në automjetin e shqiptarit 490 euro dhe dy celularë./albeu.com/

 

 


Shtuar 26.06.2023 09:36