Gruaja shoqe e ngushtë apo nuse për shtëpi? Çfarë zgjedh Ermal Fejzullahu (FOTO LAJM)

Tashmë siç ka ndodhur rregullisht në këtë sezon të "Shiko Kush Luan", moderatorja Luana Vjollca kryen intervista me të ftuarit jo vetëm në ekran por edhe për kalnalin e saj në YouTube.

Kështu pjesë e kësaj është bërë edhe Ermal Fejzullahu i cili i ka kaluar edhe pyetjet pikante me sportivitetin që e karakterizon.

""Gruaja Shoqe e ngushtë apo Nuse Shtëpie?" ishte njëra prej pyetjeve ku Ermali zgjodhi: "Të dya".

Gjithashtu ai shprehu dashurinë e madhe për bashkëshorten e tij, Arianën e cila tani është jo pak e njohur për shkak të stilit të saj të veçantë të veshjes.

Ermali dhe Ariana kanë 4 fëmijë ku në intervistën e mësipëre tha ndër të tjera se për momentin nuk kanë plane për një tjetër pjestar në familjen e tyre./albeu.com/
Shtuar më 31/10/2020, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori