Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kurbinit, ku një grua e moshës 60 vjeçe ka goditur me
sqepar bashkëshortin e saj.
Çifti në fjalë i martuar prej disa vitesh ka 10 fëmijë, ndërkohë që 62-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Në momentin e ngjarjes çifti i bashkëshortëve, të cilët janë prindër të dhjetë fëmijëve, kanë qenë të vetëm në banese dhe dyshohet se fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, madje burri e kishte dhunuar gruan.
Në debat e sipër,
gruaja ka dalë jashtë shtëpisë dhe ka marrë një
sqepar, duke e goditur në kokë bashkëshortin e saj. Menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë, ajo është larguar nga shtëpia dhe është vetëdorëzuar në Polici, duke treguar atë çfarë kishte bërë.
Ndërkohë, kanë qenë fqinjë e të afërm të familjes të cilët kanë dëgjuar zhurmë dhe e kanë gjetur burrin e gjakosur në shtëpi, duke e marrë menjëherë dhe dërguar në spital.
Shtuar më 07/11/2020,
ora 14:40