Gruaja më e kërkuar në Shqipëri, kush është 52 vjeçarja e "tmerrshme" nga Fieri
Pëlqej
Policia e Shtetit, së fundmi ka publikuar emrat e 17 personave më të kërkuar të qytetit të Fierit.

Kjo lëvizje e policisë vjen menjëherë pas publikimit të "killerave" të Vlorës.

Ajo që bie në sy tek 17 të super këkruarit e Fierit është emri i një gruaje e cila është dënuar me 25 vite burgim.

Bëhet fjalë për Floresha Ndino, me vendlindje në Drizë të Fierit për të cilën rëndon akuza e "rrëmbim personi". Sot ajo është 52-vjeç, dhe rezulton në çdo njoftim të policisë si një nga gratë më të kërkuara në vend.

Edhe në rastin e saj, policia nuk ka mundur që të sigurojë dot foto, pasi bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur shumë vite para./albeu.com/
Shtuar më 15/11/2018, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori