Gruaja kërkon të blejë shtëpi, noterja i bën gjëmën
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes sorollatjet e një qytetareje, në zyrat e një notere, të hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit. Sadije Hajçe tha për Fiksin se ka një problem me noteren Diana Kamberi.

“Mua më ka bërë prokurorë vajza ime Besarta Hysnelaj.

Ajo donte të blinte një apartament afër të motës së saj binjake, në zonën e Liqenit në Tiranë. Kemi gjetur një apartament dhe shitësi, z.Ilir Dhuli na ka çuar te noterja Diana Kamberi. Pasi shkojmë të dy, për të bërë aktin noterial, noterja më thotë se z.Dhuli paska një bllokim prej 7 mijë eurosh për pronën. Më thotë se gjeji lekët dhe shko pagoje dhe më pas të vazhdojnë procedurat. Atë ditë binte shi, mezi i gjetëm lekët, shkuam në bankë dhe depozituam në emër të shitësit 7 mijë eurot” thotë denoncuesja.

Më pas tregon se pas disa ditësh shkojnë te noterja, për të bërë procedurat, por noterja më bën vetëm një deklaratë noteriale dhe jo akt noterial.

“Sërish, noterja më thotë se prona paska një tjetër bllokim në hipotekë, kësaj herë në vitin 2012. I them si ka mundësi, e pe herën e kaluar apo jo? Më thotë se nuk i kishte dalë në sistem. Unë nuk pash as bllokimin e parë. Më thotë se sa të lirohet prona do të veprojë. Prita 1 javë, 2, 3 dhe po kalonin ditët. Asnjë e re nga noterja. I shkoj dhe më thotë se ende nuk është hequr barra hipotekore. Fillova të dyshoj se jam mashtruar dhe kërkoj bllokimin e pronës me këtë deklaratë. Pas disa sorollatjesh, hipoteka e bllokon në emrin e vajzës. Më pas bëj kallëzim penal për shitësin z.Dhuli, bashkëshorten e tij dhe për noteren Diana Kamberi për mashtrim. Çështjen e merr prokurori Adnan Xhelili. Takoj noteren dhe ajo më thotë se e kishin lajmëruar se kisha bërë kallëzim. Më thotë se çështja do mbyllet, pasi ka shok prokurorin” vijon më tej denoncuesja.

Still0419_00017

Sadija tregon se i është drejtuar gjykatës për të nxjerr një urdhër ekzekutimi. Gjykata e pranon dhe nxjerrë urdhrin e ekzekutimit për titullin ekzekutiv. Dhe në një pikë të këtij vendimi thuhet se “kundër këtij vendimi nuk lejohet të bëhet ankim”.

“Marr një përmbarues dhe i jap 1 milionë e 200 mijë lekë për ta ekzekutuar. Pas disa ditësh, shitësi kërkon pikërisht deklarimin e pavlefshëm të titullit ekzekutiv dhe pezullimin e veprimeve përmbarimore. Çuditërisht, gjykata ia pranon ankesën dhe unë endem dyerve të gjykatave. Madje, në fund të këtij vendimi thuhet se shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësve, pra pikërisht mua dhe vajzës sime. Shpenzimet janë plot 2 milionë e 230 mijë lekë. Prandaj iu drejtova Fiks Fare se bëhet fjalë për një mashtrim të pastër” thotë denoncuesja.

Qytetarja shkoi të takojë noteren Diana Kamberi. I tregon se përse i bëri atë deklaratë noteriale, kur apartamenti ishte i bllokuar disa herë. Noterja i përgjigjet se nuk i doli në sistem. Qytetarja i bën me dije noteres se ka bërë kallëzim, por nuk është thirrur nga prokurori Adnan Xhelili. Noterja e pranon se e ka shok, ndërsa i thotë se “e kam takuar prokurorin dhe më tha se në denoncim më ke prekur dhe mua. E mora këtu dhe i thashë o Nand, nëse kam ndonjë gjë, më thuaj se çfarë kam”. Më tej shton se nuk e dinte që shitësi i kishte borxhe shtetit që në vitin 2012.

Noterja i kërkon qytetares që të shkojnë të takojnë prokurorin. Dhe për këtë, lënë një takim të dytë. Të dyja, shkojnë në Prokurorinë e Tiranës dhe në hyrje, noterja telefonon prokurorin Adnan Xhelili. “O Nand, Diana jam, noterja. Ku je ti, te zyra je? A të vij pak me atë zonjën që ka bërë atë kallëzimin atëher녔 tha noterja. Më pas, bisedon me qytetaren dhe i thotë se do e takojë prokurorin pasdite, bashkë me gruan e vetë. Por, do lajmërojë edhe qytetaren në telefon.

Still0419_00012

Pas disa orësh, qytetarja telefonon Noteren, dhe në bisedë e sipër, noterja i thotë se ka folur me prokurorin dhe duhet të ndryshojë objektin e kallëzimit, pasi në kallëzimin që ka bërë në polici, ka përmendur edhe noteren.

Pas gjithë kësaj problematike, Fiks Fare shkoi të pyesë personalisht noteren Diana Kamberi. “Nuk më doli në sistem bllokimi i dytë, i cili ishte në fund të vitit 2012. Nëse do më kishte dalë, nuk do e kisha vazhduar. Besoj se problemi është te hipoteka, pasi nuk ka dalë në sistem. Qytetarja ka bërë te mua edhe kontratën për vajzën e parë dhe ne njiheshim. Kam bërë vetë, një deklaratë noteriale dhe qytetarja ka shkuar dhe ka paguar një barrë hipotekore shitësit Ilir Dhuli” thotë noterja.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, në zyrën e noteres Diana Kamberi mbërrin një “klient”. Pas disa minutash, ai i kërkon grupit të Fiks Fare që të mos xhirojnë. Grupi i Fiksit doli jashtë zyrës së noteres për të pritur për të marrë intervistë noteren. Në këtë moment, “klienti” afrohet te grupi i Fiks Fare dhe i thotë se në këtë mënyrë grupi rrezikon shumë. “Tirana është e vogël. Kështu, rrezikoni shumë, keni dhe familje” u thotë ai.

Fiks Fare iu drejtua edhe zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme të Tiranës, duke kërkuar historikun e apartamentit, i cili ishte edhe objekti i kontratës. Bllokimi i parë është në datën 22 korrik 2008, që është nga një bankë. Bllokimi i dytë është i datës 3 dhjetor 2012, nga Tatimet. Pra, në datën 29 gusht 2017, kur u bë deklarata noteriale te noterja Diana

Kamberi, apartamenti rezultonte i bllokuar që në dhjetor 2012. Hipoteka thotë se bllokimet kanë qenë në sistem.
Shtuar më 19/04/2018, ora 20:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori